Nëntor 2022

NXËNËSIT TONË NË TURQI ME ERASMUS+

Nxënësit tonë ishin në Stamboll – Turqi nga data 6-12 nëntor. Ata prezantuan shkollën tonë dhe njëherit këmbyen njohuritë me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të Evropës në kuadër të projektit të Erasmus+ “The future of water”.

Zëvendësministrja Oxhaklieska në vizitë në shkollën fillore “Liria” – Tetovë

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot ka vizituar shkollën fillore “Liria” në Tetovë, ku ka ndjekur një nga orët e shkencës eksperimentale të mbajtur nga mësuesja Jasmina Kostovska. Gjatë orës së mësimit u kryen eksperimente shkencore mbi dukuritë e ndryshme ekologjike dhe klimatike, ndërsa të ftuarit patën mundësi që me mësuesit …

Zëvendësministrja Oxhaklieska në vizitë në shkollën fillore “Liria” – Tetovë Lexo më tepër

Trajnim i arsimtareve me temë: Nxënia përmes hulumtimit, punës me projekt dhe zgjidhjes së problemit

Në shkollën “Liria” u mbajt trajnim i arsimtarëve me temë: Nxënia përmes hulumtimit, punës me projekt dhe zgjidhjes së problemit. Trajnimi u realizua me shumë sukses nga ana e Akademisë CED si realizues dhe Tafa Ameti si trajnues. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që mësimdhënësit të trajnohen për zbatim praktik të qasjeve moderne në …

Trajnim i arsimtareve me temë: Nxënia përmes hulumtimit, punës me projekt dhe zgjidhjes së problemit Lexo më tepër

Pranimi i nxënësve të klasës së parë të SHFK “LIRIA” në Organizatën e Fëmijëve

Shkolla fillore komunale “Liria”-Tetovë organizoi pritje të nxënësve të klasës së parë në Organizatën e fëmijëve me një sërë aktivitetesh të karakterit solemn. Aktivitetet u mbajtën me të gjithë nxënësit e klasave të para prej gjashtë paraleleve, si ato  me mësim në gjuhë shqipe edhe ato me mësim në gjuhë maqedonase. Nxënësit e klasës së …

Pranimi i nxënësve të klasës së parë të SHFK “LIRIA” në Organizatën e Fëmijëve Lexo më tepër

Vendi i parë në volejboll…

Nxënësit e shkollës tone morrën vendin e parë në garrat komunale në volejboll. Meritë e këtij suksesi përveç nxënësve të cilët dhanë maksimumin e tyre, është padyshim edhe puna e palodhshme e arsimtarit të edukatës fizike Milan Ristovski. Ju lumtë nxënësve dhe arsimtarit.