PROJEKTE



Shkolla jonë në Erasmus+

Siç e dimë, shkolla jonë merr pjesë në një projekt europian të quajtur Erasmus+ . Në kuadër të këtij projekti nxënës të shkollës tonë së bashku me mësimdhënësit e tyre kanë realizuar udhëtime, edhe atë udhëtimi i parë në Kroaci, mandej në Stamboll (Turqi) dhe pikërisht këtë javë në Greqi.

Qendra për Dialog Nansen është organizatë lokale jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2000.

QDN Shkup është profilizuar si qendër ndërkulturore, e cila në kontinuitet krijon dhe zhvillon strategji innovative edukativo-arsimore, gjegjësisht qasje dhe burime, duke i mbështetur arsimtarët, nxënësit dhe prindërit në krijimin e praktikave të reja dhe të suksesshme ndërkulturore.

Shkolla jonë është partnere në realizimine projketeve në kuadër të kësaj organizate.

"Shkollat ​​e Shekullit 21"

Shkollat e Shekullit 21 ofrojnë mentorim të vazhdueshëm dhe burime të vlefshme për forcimin e aftësive të drejtorëve të shkollave, mësuesve dhe hartuesve të politikave. Të gjitha shkollat fillore (nxënës të moshës 10 deri në 15 vjeç) kanë marrë pajisje Micro: bit (kompjuterë xhepi) që do të ndihmojnë të rinjtë të mësojnë aftësi të reja digjitale dhe aftësi programimi në një mënyrë argëtuese dhe interaktive.