SHFK "LIRIA"

ATY KU DITURIA KA ZANAFILLËN

Për ne

SHFK "LIRIA"

Shkolla fillore “Liria” – Tetovë, vepron në zonën qendrore të qytetit. Ajo gjendet në rrugën Dervish Cara, respektivisht rruga që çon deri në Komunën  e Tetovës dhe në të edukohen dhe arsimohen nxënës në dy gjuhë mësimore: gjuhë shqipe dhe gjuhë maqedone.
Në vitin shkollor 2021/22 në shkollë janë të regjistruar 1170 nxënës të shpërndarë në 46 paralele. Për paralelet me numër më të vogël të nxënësve është kërkuar pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërsa nga gjuhën e huaja mësohen gjuha angleze, si gjuhë e parë e huaj, prej klasës së 1 deri në klasën 9 dhe gjuha françeze, si gjuhë e dytë e huaj prej klasës 6-9. 
Këtë vit shkollor punojnë gjithsej 46 paralele, edhe atë: 28 me mësim në gjuhën shqipe, 18 me mësim në gjuhën maqedonase. 
Në shkollën tonë ka edhe paralele për nxënës me vështirësi dhe pengesa në zhvillim psiqik. Ka nxënës nga klasa 1-9 me të cilët punojnë 3 mesimdhënëse. Mesimi me këto nxënës zhvillohet në gjuhën shqipe.

Pejsëmarrja në projekte

Siç e dimë, shkolla jonë merr pjesë në një projekt europian të quajtur Erasmus+ . Në kuadër të këtij projekti nxënës të shkollës tonë së bashku me mësimdhënësit e tyre kanë realizuar udhëtime, edhe atë udhëtimi i parë në Kroaci, mandej në Stamboll (Turqi) dhe pikërisht këtë javë në Greqi.

QDN Shkup është profilizuar si qendër ndërkulturore, e cila në kontinuitet krijon dhe zhvillon strategji inovative edukativo-arsimore, gjegjësisht qasje dhe burime, duke i mbështetur arsimtarët, nxënësit dhe prindërit në krijimin e praktikave të reja dhe të suksesshme ndërkulturore.

Shkolla jonë është partnere në realizimin e projketeve në kuadër të kësaj organizate.

Shkollat e Shekullit 21 ofrojnë mentorim të vazhdueshëm dhe burime të vlefshme për forcimin e aftësive të drejtorëve të shkollave, mësuesve dhe hartuesve të politikave. Të gjitha shkollat fillore (nxënës të moshës 10 deri në 15 vjeç) kanë marrë pajisje Micro: bit (kompjuterë xhepi) që do të ndihmojnë të rinjtë të mësojnë aftësi të reja digjitale dhe aftësi programimi në një mënyrë argëtuese dhe interaktive.