Nxënësit e klasës së pestë vizituan të mërkurën 24 shtator, ambientet e Parkut Kombëtar të malit Sharr.
Përgjatë shtegut edukativ, ata mësuan rreth ekosistemeve, rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit dhe se si veprimet e tyre kontribuojnë në një natyrë të pastër dhe të shëndetshme. Së bashku, u treguam atyre se me çdo lule të mbjellë, çdo pemë të ruajtur dhe çdo mbeturinë të hedhur me kujdes, ne po e ndërtojmë botën për të qenë një vend më i bukur për të jetuar dhe i inkurajuam ata të vazhdojnë të kujdesen për natyrën.
