për ne

Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.

Sami Frashëri

Storja jonë

Që nga 1 Marsi i vitit 1945, në këtë vend ku ende nuk ishte ndërtuar objekti i shkollës u hap shkolla fillore me emrin "Liria" ku nxënësit mësonin në objekte të vjetra të ngelura nga medreset e kaluara. Në këtë kohë numri i nxënësve arrinte shifrën 1085, prej atyre 579 meshkuj dhe 506 femra. Në këtë vit shkollorë ishin të angazhuar 6 mësues (Gani Jahja, Hikmet Kasapi, Ahmet Haxhi Hasani, Burhan Muhedini, Zija Sadikudhe, Hyreme Tresi).

Drejtori i shkollës ka qenë Vehap Kadriu. Vlen të përmendim kontributin e madh të mësuesve nga Shqipëria që vepronin në këtë shkollë gjatë kësaj periudhe si p.sh. Abedin Faja – Elbasan, Zija Zendeli- Dibër. Në grupin e këtyre mësuesve Polluqi-Elbasan, Hasan Teteli – Korçë, Zija Zendeli – Dibër.

Objekti i sotëm shkollor u ndërtua në vitin 1948-1949 në të cilin filloi mësimi me 28.02.1950. Puna vijohej në 22 paralele dhe me 1197 nxënës. Këtë proces e realizonin 23 mësues.
Në vitin 1950-1952 në këtë objekt ka punuar edhe normalja e parë Shqipe e cila më vonë u transferua në Shkup. Në vitin shkollor 1958-1959 qeveria e atëhershme bëri disa reforma dhe urdhëroi që në këtë objekt të mësojnë edhe nxënësit maqedonas. Prej asaj kohe deri më sot mësimi zhvillohet në gjuhën Shqipe dhe në gjuhën Maqedone. Gjatë kësaj periudhe 63 vjeçare sukseset e punës nuk kanë munguar. Përveç punës normale në këtë objekt shkollor pas luftës së dytë botërore janë mbajtur edhe kurse me të rritur për zhdukjen e analfabetizmit.

Ekipi yne

Drejtor

Farije I. Kasami

Ndihmës drejtor

Violeta Trajkoska

Pedagog

Ermira Asani