Pranimi i nxënësve të klasës së parë të SHFK “LIRIA” në Organizatën e Fëmijëve

Shkolla fillore komunale “Liria”-Tetovë organizoi pritje të nxënësve të klasës së parë në Organizatën e fëmijëve me një sërë aktivitetesh të karakterit solemn.

Aktivitetet u mbajtën me të gjithë nxënësit e klasave të para prej gjashtë paraleleve, si ato  me mësim në gjuhë shqipe edhe ato me mësim në gjuhë maqedonase.

Nxënësit e klasës së parë u vizituan nga nxënësit e klasës së dytë deri në të pestën të cilët përgatitën për ta një prezantim ceremonial me rastin e pranimit të tyre në Organizatën e Fëmijëve.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *