Zëvendësministrja Oxhaklieska në vizitë në shkollën fillore “Liria” – Tetovë

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot ka vizituar shkollën fillore “Liria” në Tetovë, ku ka ndjekur një nga orët e shkencës eksperimentale të mbajtur nga mësuesja Jasmina Kostovska. Gjatë orës së mësimit u kryen eksperimente shkencore mbi dukuritë e ndryshme ekologjike dhe klimatike, ndërsa të ftuarit patën mundësi që me mësuesit dhe nxënësit të diskutojnë për përvojën e tyre me programin eksperimental për mjedisin dhe ndryshimet klimatike në këtë shkollë.

Në ngjarjen e organizuar nga Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azinë Qendrore (UNICEF ECAR), morën pjesë edhe drejtori rajonal i UNICEF ECAR Afshan Kani, përfaqësuesja e përhershme e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricija DiGhovani dhe përfaqësuesi nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mikael Aterhog.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *