Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

SHFK ”LIRIA”-TETOVË

LAJMËRIM PËR PRINDËRIT PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASË TË PARË – viti shkollor 2024-2025

Të nderuar prindër drejtoria e shkollës fillore komunale “Liria”- Tetovë ju informon se duke filluar nga data 07.05.2024 dita e Martë, do të fillojë me regjistrimin e nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2024-2025 !

  • Të drejtë regjistrimi kanë fëmijët / nxënësit të lindur gjatë vitit 2018, që janë pjesë e rajonit të shkollës dhe në përputhje me Ligjin për arsim fillor.
  • Ndërsa fëmijët-nxënësit e lindur deri më 31 Janar 2019 kanë të drejtë regjistrimi me kërkesë paraprake nga prindi, përkatësisht kujdestari dhe mendimit të marrë nga pedagogu, psikologu dhe edukatori special dhe rehabilitues;
  • Gjatë regjistrimit të fëmijës-nxënësit me aftësi të kufizuara në klasë të parë prindi/kujdestari ka për detyrë të dorëzojë edhe mendim / profil funksional sipas KNF-së.
  • Fëmijët të cilët nga janë të përfshirë në mësim, ndërsa janë me kufi të kaluar të moshës, mund të regjistrohen në shkollë fillore në pajtim me nenin 14 të këtij ligji.
  • Regjistrimin e realizon Komisioni i përbërë nga pedagogu, psikologu, edukatori special dhe rehabilitues si dhe mësimdhënësi nga rradhët e mësimdhënësve në ciklin klasor.

Regjistrimi do të bëhet si vijon: Çdo ditë pune nga dita e hëna deri të premten prej në ora 10:00 deri në ora 13:00.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e nxënësve është:

  1. Çertifikata e lindjes e fëmijës-nxënësit  (fotokopje);
  2. Vërtetim për vaksinat e marra ( të detyrueshme);
  3. Vërtetim për kontrollë Stomatologjike të lëshuar nga institucioni shëndetësor kompetent;
  4. Vërtetim për kontrollë Oftalmologjike të lëshuar nga institucioni shëndetësor kompetent;
  5. Letërnjoftimi i prindit (fotokopje);

Sqarim shtesë:

  1. Regjistrimi vazhdon deri në përfundimin e vitit shkollor 2023-2024!
  2. Ju lutemi që të respektoni rajonin e shkollës tonë!

Me respekt, drejtoria e SHFK”Liria”- Tetovë

Suksese të gjithë nxënësve në vitin shkollor 2024-2025 !

u.d. Drejtori:

Farije Idrizi Kasami

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *