Ndarja e çertifikatave për nxënësit më të mirë

Sot në shkollën tonë u mbajt një ceremoni me rastin e ndarjes së çertifikatave për nxënësit më të mirë të gjeneratës 2015-2024. Në këtë ceremoni nxënësja Erina Bejtullahi u shpall si nxënsja më e mire e shkollës së bashku me nxënësin Marko Merxhanoski. Drejtoresha e shkollës Farije Kasami në emër të shkollës ua ndau diplomat per arritjet e shkëlqyeshme dhe punën e palodhshme të tyre. Me merita të tilla e rezultate të shkëlqyera janë edhe nxënësit: Bisera Isoski, Davud Musatafai, Elif Nesim, Erla Idrizi, Jovan Haxhiev dhe Rona Bekteshi të cilët në emër të shkollës tonë u shpërblyen me mirënjohje. Urime për të gjithë nxënësit e paçin suksese gjithmonë!


Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *