Sot qytetit të Tetovës iu shtua edhe një mural jashtëzakonisht i madh dhe i bukur, me mesazh të fortë për ruajtejn e mjedisit jetësor. Murali është punuar në ballinën e shkollës fillore “Liria”- Tetovë, nga artisti Semir Alimi.
Ky mural është pjesë e projektit “Ndryshime pozitive për menaxhimin e mbeturinave komunale në Komunën e Tetovës” realizuar nga Shoqata Multikultura.
Gjatë këtiij eventi, nxënësit e talentuar të kësaj shkolle patën mundësinë të jenë pjesë e punëtorisë për të mësuar teknikat e artit kreativ për të dhënë një mesazh ekologjik.



