Dita e ekologjisë

Në kuadër të Ditës së Ekologjisë, shkolla jonë organizoi një sërë aktivitetesh për të promovuar kujdesin ndaj mjedisit. Nxënësit e klasave të ndryshme kontribuuan duke pastruar klasat dhe korridoret, si dhe oborrin e shkollës. Gjatë këtij procesi, u mblodhën mbeturina të ndryshme, duke dhënë një shembull të shkëlqyer për rëndësinë e një mjedisi të pastër. Ndërkohë, nxënësit më të vegjël shfaqën kreativitetin e tyre përmes pikturave të bukura që pasqyronin dashurinë dhe përkushtimin ndaj natyrës. Ky aktivitet jo vetëm që kontribuoi në pastërtinë e shkollës sonë, por edhe rriti ndërgjegjësimin për ruajtjen e natyrës. Një përvojë frymëzuese për të gjithë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *