Në kuadër të mësimit të Shkencave Natyrore, nxënësit e klasës së tretë patën mundësinë të marrin pjesë në një aktivitet edukativ në shkollën tonë,me vizitën e një mjeku dhe një farmaciste. Gjatë kësaj vizite, ata biseduan mbi rëndësinë e higjienës personale, mënyrat e mbrojtjes nga sëmundjet dhe përdorimin e duhur të barnave. Mjeku, Dr. Faton Ademi, dhe farmacistja Laura Abazi Saraçi shpjeguan se si të ruajmë shëndetin dhe të përdorim barnat në mënyrë të sigurt dhe efektive. Ky aktivitet i ndihmoi nxënësit të kuptojnë më mirë rolin e mjekësisë dhe kujdesin që duhet të tregojnë për trupin e tyre. Falënderojmë Dr. Faton Ademin dhe farmacisten Laura Abazi Saraçi për këtë mundësi të vlefshme që ofruan për të mësuar më shumë rreth shëndetit dhe kujdesit të trupit.










