Tetor 2026

Ditë e veçantë solidariteti dhe dashurie

Në kuadër të Ditës së Fëmijëve me Autizëm, nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” – Tetovë, së bashku me mësimdhënësit e tyre, vizituan nxënësit tanë të SHFK “Liria” që përballen me vështirësi në të nxënë. Me shumë ngrohtësi dhe kujdes, ata sollën dhurata për fëmijët tanë, duke dhuruar buzëqeshje, gëzim dhe ndjenjën e përfshirjes. Ky gjest

Ditë e veçantë solidariteti dhe dashurie Read More »

Hulumtimi te Veprimi”, në kuadër të projektit “Ata janë Ne!”

Ky aktivitet u mbajt më datë 03.04.2026 në Qendrën Rinore të Tetovës, ku u diskutua finalizimi i Planit të Veprimit për fëmijët me nevoja të veçanta. Qëllimi i këtij sesioni ishte prezantimi i gjetjeve kryesore të hulumtimit dhe diskutimi i draft Planit të Veprimit për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, me synim përcaktimin

Hulumtimi te Veprimi”, në kuadër të projektit “Ata janë Ne!” Read More »

2 Prill – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot, më 2 Prill, shkolla jonë e shënoi këtë ditë të rëndësishme me qëllim që të kujtojmë sa e domosdoshme është mirëkuptimi, pranimi dhe mbështetja për personat me autizëm.Përmes aktiviteteve të ndryshme, nxënësit patën mundësinë të njihen më afër me kuptimin e autizmit dhe rëndësinë e tregimit të empatisë, respektit dhe miqësisë ndaj të gjithëve.

2 Prill – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin Read More »

1 Prilli – dita e shakasë

Me shumë të qeshura, maska kreative dhe atmosferë të gëzueshme, në shkollën tonë u shënua 1 Prilli – Dita e shakasë. Nxënësit treguan kreativitet të madh dhe sens humori, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe lozonjare.Kjo ditë edhe një herë na kujtoi sa të rëndësishme janë buzëqeshja, energjia pozitive dhe momentet e përbashkëta në

1 Prilli – dita e shakasë Read More »

Krenari për SHFK “LIRIA” dhe për Tetovën! 👏

Nxënësja jonë Buna Sherifi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Në garat prestigjioze të karatesë, turneun “Zllaten Pojas” të mbajtur në Çaçak të Serbisë, ku morën pjesë mbi 2000 garues nga vende të ndryshme, ajo u shpall kampione e karatesë.Ky sukses i madh nuk është vetëm arritje personale, por edhe një krenari

Krenari për SHFK “LIRIA” dhe për Tetovën! 👏 Read More »

Aktivitet humanitaro-shoqëror

Në kuadër të aktiviteteve humanitare-shoqërore nën udhëheqjen e mentorëve Laurije Ibraimi dhe Melia Kabashi-Memet u organizua një koncert humanitarë me këngë ku morën pjesë nxënësit e talentuar në këndim.Një atmosferë e bukur dhe festive e shoqëroi koncertin deri në fund.Mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave do të ndihmojnë një familje në nevojë.Humanizmi i jep

Aktivitet humanitaro-shoqëror Read More »

Granti për avancim të multikulturalizmit

Pas marrjes së pajisjeve sportive përmes grantit për avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës në kuadër të shkollës sonë “Liria”, u organizua një turne në ping-pong. Në garat morën pjesë nxënës dhe nxënëse të klasës së gjashtë dhe të shtatë, të cilët me shpirt sportiv dhe lojë të ndershme shpalosën bukurinë e shoqërimit të

Granti për avancim të multikulturalizmit Read More »

Aktiviteti i sotëm në kuadër të projektit “Promovimi i një mjedisi të sigurt shkollor”

Sot, si pjesë e projektit “Promovimi i një mjedisi të sigurt shkollor”, nxënësit nga Parlamenti i Fëmijëve në shkollën tonë patën mundësinë të përfshihen aktivisht në diskutim. Ata shtruan pyetje për prezantuesit, duke kontribuar në një kuptim më të thellë të temave dhe duke nxitur dialog mbi sigurinë dhe mirëqenien në shkollë. Ky projekt i

Aktiviteti i sotëm në kuadër të projektit “Promovimi i një mjedisi të sigurt shkollor” Read More »