Aktivitete sportive

Sot në SHFK “Liria” u realizuan aktivitete sportive në kuadër të programit për avancimin e multikulturalizmit, integrimin ndëretnik dhe tolerancën. Përmes lojërave sportive, punës ekipore dhe pjesëmarrjes së përbashkët, nxënësit treguan rëndësinë e bashkëpunimit, respektit dhe miqësisë.
Ngjarja u ndoq edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilët e mbështetën këtë nismë të rëndësishme të orientuar drejt ndërtimit të vlerave pozitive, bashkëjetesës dhe tolerancës mes të rinjve.