Në kuadër të aktiviteteve humanitare-shoqërore nën udhëheqjen e mentorëve Laurije Ibraimi dhe Melia Kabashi-Memet u organizua një koncert humanitarë me këngë ku morën pjesë nxënësit e talentuar në këndim.
Një atmosferë e bukur dhe festive e shoqëroi koncertin deri në fund.
Mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave do të ndihmojnë një familje në nevojë.
Humanizmi i jep vlerë çdo aktiviteti dhe rit empatinë tek nxënësit.
