Granti për avancim të multikulturalizmit

Pas marrjes së pajisjeve sportive përmes grantit për avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës në kuadër të shkollës sonë “Liria”, u organizua një turne në ping-pong. Në garat morën pjesë nxënës dhe nxënëse të klasës së gjashtë dhe të shtatë, të cilët me shpirt sportiv dhe lojë të ndershme shpalosën bukurinë e shoqërimit të përbashkët dhe respektit reciprok.