Nxënësja jonë Buna Sherifi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Në garat prestigjioze të karatesë, turneun “Zllaten Pojas” të mbajtur në Çaçak të Serbisë, ku morën pjesë mbi 2000 garues nga vende të ndryshme, ajo u shpall kampione e karatesë.
Ky sukses i madh nuk është vetëm arritje personale, por edhe një krenari për familjen, shkollën tonë dhe për gjithë qytetin e Tetovës. Buna, me përkushtimin, disiplinën dhe punën e saj të palodhshme, ka dëshmuar se me vullnet dhe sakrificë mund të arrihen majat më të larta.
Ajo është jo vetëm sportiste e talentuar, por edhe nxënëse shembullore, me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe sjellje të admirueshme. Ky kombinim i suksesit në sport dhe në shkollë e bën atë një model frymëzimi për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
Na bën krenarë të gjithëve dhe i urojmë suksese të reja në rrugëtimin e saj, duke besuar se ky është vetëm fillimi i shumë fitoreve të tjera që e presin në të ardhmen!
