Me shumë të qeshura, maska kreative dhe atmosferë të gëzueshme, në shkollën tonë u shënua 1 Prilli – Dita e shakasë. Nxënësit treguan kreativitet të madh dhe sens humori, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe lozonjare.
Kjo ditë edhe një herë na kujtoi sa të rëndësishme janë buzëqeshja, energjia pozitive dhe momentet e përbashkëta në jetën shkollore.
