2 Prill – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin


Sot, më 2 Prill, shkolla jonë e shënoi këtë ditë të rëndësishme me qëllim që të kujtojmë sa e domosdoshme është mirëkuptimi, pranimi dhe mbështetja për personat me autizëm.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, nxënësit patën mundësinë të njihen më afër me kuptimin e autizmit dhe rëndësinë e tregimit të empatisë, respektit dhe miqësisë ndaj të gjithëve. Ne përcollëm mesazhin se dallimet na pasurojnë dhe se çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta, dashuri dhe mbështetje.
Le të ndërtojmë një komunitet ku secili është i pranuar, i kuptuar dhe i vlerësuar.