Hulumtimi te Veprimi”, në kuadër të projektit “Ata janë Ne!”

Ky aktivitet u mbajt më datë 03.04.2026 në Qendrën Rinore të Tetovës, ku u diskutua finalizimi i Planit të Veprimit për fëmijët me nevoja të veçanta.

Qëllimi i këtij sesioni ishte prezantimi i gjetjeve kryesore të hulumtimit dhe diskutimi i draft Planit të Veprimit për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, me synim përcaktimin e masave prioritare dhe hapave të parë për zbatim në nivel lokal.

Në këtë aktivitet, shkolla jonë u përfaqësua nga pedagoge Ermira Asani dhe sociologe Mamudije Murtezani kryesia e Parlamentit të Nxënësve , të cilët kontribuan në diskutimet dhe dhënien e ideve konkrete.

Në panel ishin të pranishëm:

  • Ilir Memedi – BZHA
  • Lindita Emerllahu – profesoreshë
  • Anisa Hasani – psikologe
  • Adile Rakipi – Edukatore Speciale
  • Ardita Curri Selimi – Edukatore Speciale / logopede

Pjesëmarrja në këtë sesion përbën një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të praktikave konkrete në nivel lokal për mbështetjen e çdo fëmije!