Ditë e veçantë solidariteti dhe dashurie

Në kuadër të Ditës së Fëmijëve me Autizëm, nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” – Tetovë, së bashku me mësimdhënësit e tyre, vizituan nxënësit tanë të SHFK “Liria” që përballen me vështirësi në të nxënë.

Me shumë ngrohtësi dhe kujdes, ata sollën dhurata për fëmijët tanë, duke dhuruar buzëqeshje, gëzim dhe ndjenjën e përfshirjes.

Ky gjest i bukur është dëshmi e solidaritetit, respektit dhe dashurisë që na bashkon, duke na kujtuar se çdo fëmijë meriton mbështetje dhe dashuri të pakushtëzuar.

Faleminderit nga zemra për këtë iniciativë të mrekullueshme!