Vazhdojmë me aktivitetet :)

Sot në shkollën tonë u mbajtën aktivitete sportive ndëretnike me shkollën partnere “Goce Dellçev”.Në aktivitete morën pjesë nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë. Qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit e nacionaliteteve të ndryshme të mund të njihen me njëri-tjetrin, të socializohen dhe bashkëpunojnë. U mbajtën lojëra në futboll të mbyllur, lojëra në kënde lojërash për fëmijë, gjimnastikë për fëmijë. Përveç prezencës së mësuesve nga të dyja shkollat, në këto aktivitete morën pjesë edhe përfaqësues nga BZHA dhe sektori i aktiviteteve publike.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *