Të bëjmë reciklimin argëtues

Kompania për menaxhimin e mbeturinave të paketimit, ALPAK-EKO DOO Shkup, në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore dhe GIZ-in, me sukses kanë realizuar projektit të titulluar “Të bëjmë reciklimin argëtues”. Ky projekt synoi të ndikojë në ndërgjegjësimin e nxënësve në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe, në veçanti, në selektimin e mbeturinave të paketimit.

Për të arritur këtë qëllim, prezantimi i projektit është bërë në mënyrë të përfshirë dhe interaktive me nxënësit. Përmes lojrave zbavitëse dhe kuizeve, ku u theksua rëndësia e përkujdesit për mjedisin dhe ekosistemin që na rrethon. Ky mesazh është shpërndarë në mënyrë efikase te nxënësit, të cilët tani janë ambasadorë të këtij ndërgjegjësimi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *