Sot në shkollën tonë “Liria”-Tetovë, u realizua pjesa e parë e desiminimit me temë: “Mësim me përvojë për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike për mësimdhënësit e shkencave natyrore”. Këtë trajnim e kanë ndjekur edhe arsimtarë nga Sh.F. Bratstvo -Migjeni-Tetovë.
Implementues të projektit janë: Qendra e resurseve të mjedisit jetësorë- REC, Maqedonia e Veriut në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Byronë e Zhvillimit për Arsim me mbështetje financiare nga ambasada e Suedisë. Falemenderim i veçantë i takon profesorit Stuart Kohlhagen dhe udhëheqëses Tamara Radovanoviq- Angjellovska.
Trajnimi u realizua me sukses nga mësimdhënësja e shkollës tonë, Behare Halili.











