REGJISTRIMI I NXËNËSVE NË KLASË TË PARË

LAJMËRIM PËR PRINDËRIT – REGJISTRIMI I NXËNËSVE NË KLASË TË PARË PËR VITIN SHKOLLOR 2023-2024

Të nderuar prindër drejtoria e shkollës fillore komunale “Liria”- Tetovë ju informon se duke filluar nga data 02.05.2023 do të fillojë me regjistrimin e nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2023-2024 !

  • Të drejtë regjistrimi kanë fëmijët- nxënësit të lindur gjatë vitit 2017, që janë pjesë e rajonit të shkollës dhe në përputhje me Ligjin për Arsim Fillor.
  • Ndërsa fëmijët-nxënësit e lindur deri më 31 Janar 2018 kanë të drejtë regjistrimi me kërkesë paraprake nga prindi, përkatësisht kujdestari dhe mendimit të marrë nga pedagogu ose psikologu i shkollës ;
  • Gjatë regjistrimit të fëmijës-nxënësit me aftësi të kufizuara në klasë të parë prindi/kujdestari ka për detyrë të dorëzojë edhe mendim / profil funksional sipas KNF-së.
  • Fëmijët të cilët nga janë të përfshirë në mësim, ndërsa janë me kufi të kaluar të moshës, mund të regjistrohen në shkollë fillore në pajtim me nenin 14 të këtij ligji.
  • Regjistrimin e realizon Komisioni i përbërë nga Pedagogu, Psikologu, Edukatori special dhe rehabilitues si dhe mësimdhënësi nga rradhët e mësimdhënësve të klasës.

Regjistrimi do të bëhet si vijon: Çdo ditë pune nga dita e Hënë deri ditën e Premte duke filluar nga ora 09:00 – 14:00

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e nxënësve është:

  1. Çertifikata e lindjes e fëmijës-nxënësit  (fotokopje);
  2. Vërtetim për vaksinat e marra ( të detyrueshme);
  3. Vërtetim për kontrollë Stomatologjike të lëshuar nga institucioni shëndetësor kompetent;
  4. Vërtetim për kontrollë Oftalmologjike të lëshuar nga institucioni shëndetësor kompetent;
  5. Letërnjoftimi i prindit (fotokopje);
  6. Prezenca e fëmijës-nxënësit gjatë regjistrimit është e obligueshme, me qëllim të bashkëbisedimit me Pedagogun ose Psikologun e shkollës.

Sqarim shtesë:

  1. Regjistrimi vazhdon deri në përfundimin e vitit shkollor 2022-2023!
  2. Ju lutemi ta respektoni rajonin e shkollës tonë!

Me respekt drejtoria e SHFK”Liria”- Tetovë

Suksese të gjithë nxënësve në vitin shkollor 2023-2024 !

Drejtori: Mamudije Ameti

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *