Pensionohet mësuesja Nimete Ramadani!
Pas punës 40 vjeçare në arsim, sot në një atmosferë të bukur, festuam pensionimin e mësueses Nimete e cila edukoi dhe arsimoi shumë gjenerata, duke treguar përkushtim dhe suksese në punën e saj profesionale.
Drejtoresha e shkollës znj. Farije Kasami, në fjalimin e saj e falenderoi znj.Nimete duke i dhënë mirënjohje për kontributin e saj shumëvjeçarë si mësimdhënëse.
I gjithë kolektivi dhe stafi i shkollës i dëshirojnë shëndet dhe pensionim të lumtur!
SHFK ”Liria” – Tetovë



