Nxënës nga Çekia, Greqia, Rumunia dhe Turqia në vizitë në shkollën “Liria” në kuadër të programit Erasmus

Sot 27 nxënës dhe mentorë nga Rumunia, Turqia, Greqia dhe Republika Çeke, pjesëmarrës në programin e Erasmusit – shkëmbimi i përvojave arsimore- vizituan shkollën fillore “Liria” dhe Tetovën. Përveç shkollës, ata vizituan disa monumente kulturore dhe institucione në Tetovë.

  • Përndryshe “Projekti Digital Students” është një shkëmbim kulturash përmes fotografisë. Kjo është arsyeja pse ne kemi ekspozuar fotot që janë bërë gjatë vizitës në Turqi, Greqi dhe Rumani, na mbetet të vizitojmë dhe Çekinë, thotë Diana Stefanoska, koordinatore e projektit dhe mësimdhënëse nga shkolla fillore “Liria”.

Të pranishmit vizituan edhe institucionin kombëtar Galeria e Arteve – Tetovë ku patën rastin t’i shohin nga afër veprat e artit të ekspozitës aktuale të fotografive dhe për t’u njohur me historinë e këtij institucioni.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *