Ngjarja përmbyllëse e projektit “Përforcimi i bashkëpunimit multietnik në komuna”

Sot në Shkup, në “Aleksandar Palace” u mbajt ngjarja përmbyllëse e projektit “Përforcimi i bashkëpunimit multietnik në komuna”, i mbështetur nga Fondacioni për fëmijë “Pestaloci”, i realizuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ).

Për 12 vitet e fundit, Projekti ka punuar me institucione arsimore, komuna dhe shkolla fillore anembanë vendit për të forcuar kohezionin multietnik në shkolla. Partnerë në realizim të projektit kanë qenë Byroja për zhvillimin e arsimit (BZhA), 9 komuna dhe 27 shkolla, ndër të cilat edhe shkolla jonë “Liria”.

Qëllimi i këtij projekti ishte që të përmirësohet integrimi ndëretnik dhe toleranca në komuna, ndërsa nxënësit me përkatësi të ndryshme etnike i i kanë zhvilluar  shkathtësitë dhe kompetencat për arsim interkulturor (AIK) nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në aktivitet të ndryshme të organizuara në kuadër të këtij projekti.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *