24 Maji – dita e Shën Kirilit dhe Metodit

Me rastin e 24 Majit – Ditës së shenjtorëve sllavë të arsimit, Shën Kirili dhe Metodi, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me shkollat fillore organizoi një manifestim solemne kushtuar veprës së tyre të rëndësishme dhe misionit arsimor.

Ngjarja u pasurua me interpretimet letrare, dramatike dhe muzikore të nxënësve, të cilët përmes paraqitjeve të tyre e theksuan kontributin e madh të Shën Kirilit dhe Metodit në zhvillimin e shkrim-leximit, arsimit dhe kulturës sllave.

Në kuadër të solemnitetit, kryetari Bilall Kasami ndau mirënjohje për punonjësit e pensionuar të arsimit nga shkolla jonë – Gordana Blaževska dhe Vane Novaçkovski – për kontributin e tyre të veçantë në edukim, si dhe për nxënëset Anja Popovska, Veronika Popovska dhe Angela Bogojevska për sukseset e arritura dhe pjesëmarrjen në program.

Me aktivitete të tilla kultivohen vlerat e vërteta të arsimit, dijes dhe trashëgimisë kulturore.