Aventura muzikore për nxënësit e SHF “Liria” 🎻🎺

Më 20.05.2026, nxënësit e klasës së parë dhe të tretë të Shkollës Fillore “Liria” shijuan një përjetim të mrekullueshëm muzikor gjatë vizitës në koncertin e Shkollës së Muzikës. Përmes paraqitjes së korit të fëmijëve, interpretimit solo dhe prezantimit të instrumenteve të ndryshme muzikore, nxënësit patën mundësinë të afrohen në mënyrë interesante dhe argëtuese me botën e muzikës.

Vizita la përshtypje të mrekullueshme tek nxënësit, të cilët u kthyen të mbushur me gëzim, buzëqeshje dhe frymëzim nga bota magjike e muzikës. ✨🎼

👏 Një falënderim i veçantë për Shkollën e Muzikës për pritjen e ngrohtë dhe përvojën e bukur muzikore.