Rruga me lule 🌸

Më 11.11.2026, nxënësit e klasave V-1 dhe V-2 të shkollës sonë, në bashkëpunim me nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta të SHFK “Goce Delçev” – Tetovë, realizuan një vizitë në shfaqjen edukative për fëmijë “Rruga me lule” në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup.
Me këtë vizitë, nxënësit përforcuan njohuritë e tyre për elementet e teatrit dhe etiketën teatrore, ndërsa përmes mesazheve të përcjella nga shfaqja ngritën vetëdijen për rëndësinë e ekologjisë dhe ruajtjes së një mjedisi të pastër jetësor. Përveç ndjekjes së shfaqjes, nxënësit vizituan edhe monumente kulturore dhe historike në qendër të qytetit, duke pasuruar njohuritë e tyre për trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit.