Më 09.11.2026, në SHFK “Liria”, u mbajt pazari tradicional i vjeshtës me moton “Vjeshta në tryezën time”.
Në frymën e stinës së vjeshtës, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit së bashku krijuan një rrëfim të vërtetë vjeshtor, të mbushur me fruta të ndryshme, specialitete shtëpiake, punime kreative dhe shumë energji pozitive.
Pazari ishte një mundësi për të vënë në pah kreativitetin e fëmijëve, punën ekipore, bashkëpunimin dhe shpirtin sipërmarrës.
Falënderim i veçantë për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin dhe pjesëmarrjen e tyre kontribuuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti!





