Pranimi i nxënësve në klasë të parë

Pranimi i nxënësve në klasën e parë është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre të arsimit.
Është detyra jonë si shoqëri dhe si shkollë të sigurojmë që fëmijët të kenë një fillim të suksesshëm dhe të lumtur në këtë rrugëtim të ri të dijes.

Sot në këtë ditë madhështore urim i veçantë dhe i përzemërt shkon për fatosët e vegjël që do të ulen në bankat shkollore dhe do të fillojnë rrugën e ndritur të dijes. Për mësuesit është një fillim i pritur me padurim për t’i futur fëmijët në botën e mrekullisë së dijenisë. Nxënësve, mësuesve dhe prindërve u urojmë shëndet, bashkëpunim dhe shumë sukses!

Gëzimi dhe buzëqeshja e fëmijëve gjallëroi shkollën. Mirë se na erdhët të dashur fëmijë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *