MËSIM PËRMES PËRVOJËS – VIZITË NË STACIONIN METEOROLOGJIK DHE INSTITUTIN E TËRMETEVE

Nxënësit e klasave IV-1 dhe IV-2 patën mundësinë të realizojnë një vizitë edukative në një stacion meteorologjik dhe në Institutin e Tërmeteve, ku përmes njohjes së drejtpërdrejtë dhe shpjegimeve interesante fituan njohuri të reja rreth dukurive natyrore.

Gjatë vizitës në stacionin meteorologjik, ata u njohën me instrumentet dhe pajisjet që përdoren për matjen e temperaturës, lagështisë së ajrit, presionit atmosferik dhe elementeve të tjera meteorologjike, si dhe me mënyrën e monitorimit dhe parashikimit të motit.

Në Institutin e Tërmeteve, nxënësit mësuan më shumë për mënyrën e formimit të tërmeteve, regjistrimin e tyre dhe rëndësinë e matjeve sizmologjike, si dhe për rëndësinë e sjelljes së duhur dhe të përgjegjshme gjatë një tërmeti.

Vizita ishte e mbushur me kureshtje, pyetje dhe njohuri të reja, ndërsa nxënësit patën mundësinë ta lidhin atë që mësuan me shembuj praktikë nga jeta e përditshme.

Mësojmë, hulumtojmë dhe zbulojmë, sepse dija është më e vlefshme kur fitohet përmes përvojës së drejtpërdrejtë!