Mirënjohje për sukses në gara

Drejtoresha Farije Kasami, në emër të Shkollës Fillore “Liria” – Tetovë, i dorëzoi nxënëses Buna Sherifi një Mirënjohje të veçantë për suksesin e saj të jashtëzakonshëm.

🏆 Buna ka triumfuar në Garat Shtetërore të Maqedonisë së Veriut në karate, duke zënë vendin e parë në kategorinë kadete – kumite individuale për femra 14–15 vjeç.

🌍 Me këtë rezultat, ajo ka siguruar të drejtën për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në dhjetor në Poloni.

👥 Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit komunal të sektorit të arsimit, të cilët përgëzuan nxënësen për suksesin e saj.

✨ Urime Bunës për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe shumë suksese në garat ndërkombëtare!