Mirë se erdhët fillestarë

Sot në SHFK “Liria” me gëzim të veçantë i mirëpritëm nxënësit tanë më të vegjël, të cilët sot hodhën hapin e parë në një kapitull të ri dhe të rëndësishëm të jetës së tyre – fillimin e rrugëtimit shkollor.

Urojmë që ditët e shkollës të jenë të mbushura me dije, shoqëri, miqësi të reja, gëzim dhe pafund kujtime të bukura.
Qoftë çdo ditë e re në shkollën tonë një mundësi e re për të mësuar, zbuluar dhe për t’u rritur!

🌟 Mirë se erdhët, të dashur nxënës të klasës së parë.