Punëtori e përbashkët multietnike “Dy gjuhë një melodi”

Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se nxënësit tanë të klasave të pesta me mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe, sot morën pjesë në një punëtori të përbashkët multietnike me moton:
“Dy gjuhë, një melodi” në Europe House – Tetovë, nën mentorimin e profesoreshës Teuta Halimi Selmani.
Në këtë punëtori, nxënësit patën një mundësi të mrekullueshme për shoqërim, njohje të ndërsjellë dhe ndërtim të miqësive të forta përmes artit, muzikës, këngës dhe kreativitetit.
Mësuese: Xhemazije Neziraj dhe Gordana Tomeska.