Nxënësi më i mirë i gjeneratës

Ceremonia e shpalljes së Nxënësit të gjeneratës dhe ndarja e mirënjohjeve për arsimtarët/mentorë të nxënësve të dalluar!

Sot, më 03.06.2026, në sallën sportive të shkollës sonë u mbajt një ceremoni e veçantë, ku u shpall Nxënësi i Gjeneratës për vitin shkollor 2025/2026.
🎓 Me krenari u nderuan nxënësit Anda Veliu dhe Veronika Popovska, të cilat morën diploma për suksesin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre 9 viteve shkollimi.

Në këtë aktivitet u ndanë gjithashtu mirënjohje për arsimtarët e ciklit lëndor, si shenjë falënderimi për përkushtimin dhe sukseset e tyre të arritura në gara të ndryshme, në cilësinë e mentorëve.

Falënderojmë të gjithë arsimtarët dhe nxënësit për përkushtimin e tyre dhe i urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin edukativ e garues.