Në garën ndërkombëtare „Matematikë pa Kufij“ (Mathematics Without Borders – MWB), për vitin shkollor 2026/2027, në raundin e parë të vjeshtës, i cili u mbajt në periudhën 20–31 tetor 2026, nxënëset tona arritën rezultate të shkëlqyera:
🥈 Lana Popovska, nxënëse e klasës së IV-të, fitoi medaljen e argjendtë.
🥉 Anja Popovska, nxënëse e klasës së VII-të, fitoi medaljen e bronztë.
I përgëzojmë Lanën dhe Anjën për suksesin e arritur, punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe mësuesit e tyre për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Jemi krenarë për të arriturat e tyre dhe u dëshirojmë edhe shumë suksese në të ardhmen.




