Shkolla Fillore “Liria” – Tetovë shpreh falënderim dhe respekt të veçantë për mësuesen tonë të nderuar Florina Skenderi dhe mësuesen Vesna Danajllovska të cilat pas një karriere të gjatë e të suksesshme dalin në pension.
Me përkushtimin të palodhur dhe dashurinë ndaj nxënësve, ato kanë qenë shembull i mësueses së devotshme. Breza të tërë kanë përfituar nga dija, kujdesi dhe humanizmi i tyre, duke e bërë kontributin pjesë të historisë së shkollës sonë.
Në këtë rast solemn, mësueseseve iu dha mirënjohje në emër të shkollës nga drejtoresha Farije Kasami, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tyre të palodhur.
Ky pensionim është një moment nderimi për gjithë punën e tyre dhe një urim i sinqertë për ditët e ardhshme, të mbushura me shëndet, qetësi dhe gëzim.
