Me atmosferë solemne dhe festive, ku morën pjesë edhe nxënësit e SHFK „Liria“ – Tetovë, u shënua 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.
Përmes një manifestimi të veçantë, nxënësit tanë me paraqitjet e tyre, kreativitetin dhe energjinë pozitive kontribuuan që festa të shënohet në frymën e bashkësisë, respektit, paqes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. 🇲🇰
Kjo ditë është kujtesë se të ardhmen e ndërtojmë së bashku – me dije, respekt dhe vlera të përbashkëta.
✨ Urime 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë!
